Çmimi i energjisë – MEI i kërkoi ERE-s: Mos ndrysho tarifat, rëndësi strategjike, Nertila Maho/SCAN, 01 Qershor 2017     

Enti Rregullator i Energjisë vendosi pak ditë më parë që të rrëzonte kërkesën e Operatorit të Sistemit të Transmetimit për rishikim të tarifës së transmetimit. Në fakt ky ent më herët vendosi që për asnjë nga kompanitë e tregut të mos kishte ndryshim duke e argumentuar këtë me një shkresë.

Në fakt ERE konsiderohet institucion i pavarur dhe për këtë Ministria vetëm mund të kërkojë me argument por jo të imponojë vendimmarrje.

Por cilat ishin argumentat që dha Ministria që ERE të mbante çmime të njëjta energjie?

Në shkresën e ministrisë të prillit 2017 drejtuar ERE-s kërkohet mbajtja e të njëjtit regjim tarifor për vitin 2017 për të tre kompanitë, duke u shprehur ndër të tjera se, kjo vendimmarrje ka jo vetëm rëndësi strategjike për sektorin, por edhe do të garantonte zhvillimin normal të aktivitetit të shoqërive deri në përmbyllje të proceseve të nisura në kuadër të reformave sektoriale.

Duke marrë për bazë këtë argument por edhe dokumentat e paraqitura nga ana e kompanive Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur që të lërë në fuqi çmimet e vjetra deri në në fund të 2017-ës.

No post found

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.