Koncesionet “lumë” – MEI një procedurë tjetër, shpall tenderin për “Lunikun”, Nertila Maho/SCAN, 31 Maj 2017

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka shpallur një tjetër procedurë koncesioni dhe këtë herë bëhet fjalë për hidrocentralin e Lunikut.

Sipas dokumentave mësohet se hidrocentrali do të jetë në segmentin ujor të pellgut ujëmbledhës të Zallit të Lunikut nga kuota 273 metra mbi nivelin e detit deri në kuotën 492 metra mbi nivelin e detit duke respektuar kushtet teknike të projektimit dhe mos cënimit të objekteve që parashikohen të ndërtohen në këtë pellg ujëmbledhës.

Në fakt mbi këtë lumë është parashikuar që të ngrihen të paktën 5 hidrocentrale, referuar raportimeve të mëparshme, por sot mbetet e paqartë si paraqitet situata pasi për dy prej tyre puna ka nisur shumë më herët.

Ekspertët ambientalistë kanë vënë theksin në mënyrë të vazhdueshme tek impakti negativ që kanë këto hidrocentrale që kalojnë në Parkun Kombëtar të Librazhdit. Vetëm për këtë zonë ka pasur interes dhe parashikim për 45 hidrocentrale.

Ministria  Energjisë dhe Industrisë duket se ka intensifikuar së fundmi shpalljen e procedurave të koncensioneve për hidrocentrale të rëndësishme nga Bushtrica 1, 2 dhe 3, tek Grabova 1 dhe 2, Kalivaçi dhe së fundmi Luniku.

Ky i fundit do të ketë sërish një afat 35 vjeçar sipas formulës së partneritetit publik-privat dhe ofertat duhet të paraqiten brenda datës 30 Qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.