Prodhimi i energjisë drejt burimeve te rinovueshme diellore e eolike, Dr. Lorenc Gordani, 31 Maj 2017

Furnizimi me energji elektrike në Shqipëri është i bazuar ekskluzivisht në burimet hidrike me 100% të kapacitetit total të prodhimit të energjisë elektrike të vendit. Në vitin 2014, pjesa e rinovueshme në konsumin final bruto të Energjisë (GFEC) arriti në 33.1%. Megjithatë, pa një skemë të përmirësuar mbështetje, vendi do të ndeshet në vështirësi për të përmbushur objektivin e saj 2020 prej 38% në përputhje me Planin Kombëtar të Burimeve të Rinovueshme të Energjisë.

Për sa i takon burimeve te tjera të rinovueshme, deri në fund të vitit 2015 në Shqipëri, ka pasur vetëm 1 MW në pik impiant diellor PV (PhotoVoltaik) të lidhur në rrjet dhe asnjë impiant Eolik me erë. Aktualisht, për këto dy teknologji, Shqipëria nuk ka pasur një skeme mbështetëse (FIT).

Pavaresisht se nga viti 2007, në total janë nënshkruar 183 kontrata koncesionare për ndërtimin e 524 njësi të HEC-ve të vogla (deri 15MW), faktet kanë treguar se mungesa e ekspertizës në disa kompanive të licencuara për ndërtimin e HEC-ve, i ka çuar ato drejt investimeve ekonomikisht të paqëndrueshme apo fillimin e ndërtimit të veprës pa mbështetjen e duhur teknike dhe financiare.

Ligji i shfuqizuar tashmë i majit 2013 “Për Energjinë e Rinovueshme” ofroi një nxitje të kufizuar për të zhvilluar burimet johidrike. Nga ana tjetër, ligji i ri 7/2017, i miratuar në shkurt të këtij viti, garantoi skemën e mbështetjes për të respektuar kontratat koncesionare ekzistuese me hidro, dhe mbi të gjitha, i hapi rrugë të ardhmes së burimeve të tjera nga energjitë e rinovueshme në kuadër të tregut të liberalizuar dhe plotësimit të detyrimeve për të arritur objektivin kombëtar të BER me 38% në 2020.

Plani Kombëtar i Veprimit të Burimeve të Energjisë së Rinovueshme (PKVBER) 2015-2020 parashikon kapacitetin e nevojshëm për të arritur objektivin kombëtar për vitin 2020 duke parashikuar instalimin e 750 MW HECV, të 30 MW gjeneratorë Eolikë dhe 50 MWp PV diellore. Gjithsesi nisur nga fakti se deri me tani janë ndërtuar (pas vitit 2015) vetëm 150 MW njësi HEC-e të vogla dhe asnjë PV ose Eolik, kjo situatë kërkon rishikimin e PKVBER në fund të 2017.

Ligji i ri (7/2017) parashikon vendosjen e tarifave FiP (Feed-in-Premium) me anë të një procesi konkurrues, jo diskriminues të tenderimit (ankande) nëpërmjet Kontratave për Diferencë (CfD), ndërsa instalimet e reja nen 2 MW përjashtohen nga procesi konkurres me çmimin tavan. Në ligjin e ri, gjithashtu është menduar edhe për të promovuar zhvillimin e një sistemi të matjes neto për njësi vetë prodhuesit deri në 500 kW.

Si rrjedhim i se cilës sektori i energjisë po hynë tashme në një fazë intensive te ndërtimit te parqeve te energjie diellore me kapacitet deri ne 2 MW. Ndërsa janë bërë tashmë investimet e para në jug të vendit, memorandumi me EBRD në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare parashikon zhvillimin e projekteve diellore ne mase. Ne ketë kuadër, qeveria do te garantoj blerjen e energjisë me 100 Euro/MWh. Kështu, janë te shumta kompanitë qe po avancojnë duke shprehur interes për projekte me kapacitet deri ne 2 MW me vlera investimi per miliona euro!

Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author at the “lorenc_gordani@albaniaenergy.org”.

Most Read Publication

Most Visit Section

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.