MEI, nxit investimet e qëndrueshme te gjenerimit te energjisë diellore, Dr. Lorenc Gordani, 30 Maj 2017

Sektori i Energjisë ka hyre tashme në një fazë intensive te ndërtimit te parqeve te energjie diellore me kapacitet deri ne 2 MW. Ndërsa janë bërë tashmë investimet e para në jug të vendit, Ministria e Energjisë, po shqyrton disa projekte të reja të parqeve që prodhojnë energji nga era dhe dielli.

Shqipëria megjithëse një vend me 240-300 ditë diell në vit, nuk e ka të zhvilluar prodhimin e energjisë nga burimet e diellit. Për ketë me herët BERZH është përfshire ne një Memorandum Mirëkuptimi për nxitjen e investimeve të qëndrueshme për gjenerimin e energjisë diellore.

Memorandum qe parashikon zhvillimin e projekteve në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Për këto investime, qeveria do te garantoj blerjen e energjisë deri ne 100 Euro/MW. Kështu, janë te shumta kompanitë qe kane shprehur interes duke aplikuar për projekte, me një vlerë investimi disa milion euro, me kapacitet deri ne 2 MW.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.