
MEI, nxit investimet e qëndrueshme nga energjia diellore, Dr. Lorenc Gordani, 30 Maj 2017
MEI, nxit investimet e qëndrueshme te gjenerimit te energjisë diellore, Dr. Lorenc Gordani, 30 Maj 2017 Sektori i Energjisë ka hyre tashme në një fazë intensive te ndërtimit te parqeve te energjie diellore me kapacitet deri ne 2 MW. Ndërsa janë bërë tashmë investimet e para në jug të vendit, Ministria e Energjisë, po shqyrton disa projekte të reja të parqeve që prodhojnë energji nga era dhe dielli. Shqipëria megjithëse një vend me 240-300 ditë diell në vit, nuk e ka të zhvilluar prodhimin e energjisë nga burimet e diellit. Për ketë me herët BERZH është përfshire ne një Memorandum Mirëkuptimi për nxitjen e investimeve të qëndrueshme për gjenerimin e energjisë diellore. Memorandum qe parashikon zhvillimin e projekteve në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Për këto investime, qeveria…