Rrugët, projekti me BB – Qeveria në kërkim të “armatës” me konsulentë, Nertila Maho/SCAN, 25 Maj 2017

Qeveria ka kaluar në fazën e përzgjedhjes së konsulentëve për projektin e rrugëve që ka me Bankën Botërore.

Në muajt e parë të këtij viti u dhanë kontratat sipas modelit të mirëmbajtjes bazuar në rezultate ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptar po kërkon një armatë me konsulentë.

Së pari një ekspert teknik të huaj dhe së dyti një kompani konsulente me detyra të ndara. Kështu eksperti do të angazhohet në monitorimin e 4 kontratave për 1335 kilometra rrugë.

Do ti ofrojë suport grupit të menaxhimit të projektit, do të trajnojë stafin e Autoritetit për të dhënat që akumulohen mbi rrjetin rrugor dhe situatën, do të vlerësojë zbatimin e kontratave nga kompanitë private do të bashkëpunojë me konsulentë e tjerë të përfshirë për të rakorduar gjetjet.

Nga ana tjetër Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shprehur interes për të gjetur edhe një konsulent që do të rrisë ndërgjegjësimin në aspektin e sigurisë rrugore.

Kontrata e shpallur ditëve të fundit jap edhe një përshkrim të katër detyrave kryesore ku së pari forcimi i departamentit të sigurisë rrugore, si dhe komitetit ndërministror që merret me këtë aspekt.

Së dyti aksidentet rrugore dhe analizimi it ë dhënave. Së treti asistenca teknike dhe infrastruktura e sigurt rrugore dhe së katërti promocioni përmes fushatave të rritjes së ndërgjegjësimit ku do të targëtohen sjelljet e rrezikshme në rrugë.

Projekti për mirëmbajtjen e rrugëve në bazë të performancës ka një kosto totale prej 156 milionë dollarë dhe do të zgjasë deri në vitin 2021.

No post found

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.