Koncesioni i shërbimeve detare – Shpallet fituesi, kush është kompania me 49 aksionerë, Nertila Maho/SCAN, 22 Maj 2017

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka shpallur kompaninë fituese për koncesionin e shërbimeve detare. Sipas njoftimit zyrtar të bërë në Agjencinë e Prokurimit Publik bëhet me dije se, në garë janë paraqitur dy operatorë, Gesmar-Gestione Marittime spa.

Ocean dhe LA Petrolifera Italo Rumena, përfaqësuar nga shoqëria Gesmar dhe Shoqëria Aksionare, “Anijet e Shërbimit Detar”. Fituese nga gara është shpallur kompania e dytë, e cila rezulton e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit që prej vitit 1992 dhe ka në total 49 aksionerë.

Kompania fituese e njohur si “Anijet e Shërbimit Detar” ka paraqitur për koncesionin një ofertë me vlerën 238 milionë lekë. Tashmë, kjo e fundit ka 15 ditë afat që të negociojë për të arritur një marrëveshje.

Koncesioni lidhet me ofrimin e shërbimeve detare në disa porte në vend dhe u shpall si procedurë në janar të këtij viti.

Në atë kohë, çështja do të përfundonte në Komisionin e Prokurimit Publik e ankimuar nga Romano Port sh.a. Komisioni vendosi për rishikimin e disa kushteve dhe ministria e rikthehu, duke e shpallur sërish.

No post found

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.