ESC Adriatik, Një Dimension i Ri Shpërfaqje ne Tregun e Energjisë! ESC-A, 21 Maj 2017
ESC Adriatik lançon paketën e integruar “Promovo Biznesin Tuaj ne Tregun e Ri te Energjisë”, për të ndihmuar kompanitë energjetike edhe profesionistet, pjesëtarë te grupit tone, të shfrytëzojnë maksimalisht mundësitë e krijuara nga liberalizimi i tregut të energjisë. Nëpërmjet qasjes profesionale, dhe te ndërtuar sipas karakteristikave te profilit specifike ne gjithsecilin rast, synojmë të ndihmojmë partnerët tanë të shpalosin potencialin e tyre dhe te promovojnë instrumentet dhe shërbimet qe lidhen me energjitë e rinovueshme dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Potenciali i tregut të energjisë në Shqipëri, tashmë krijon një interes te shtuar për shkak të zhvillimeve që lidhen me liberalizimin dhe integrimin e plotë në tregun e integruar të energjisë të BE-së. Në sa më sipër, angazhimi ynë profesional bazohet ex-ante në mundësimin e vlerësimeve analitike strategjike dhe ne vijimësi me një mbështetje “smart” ne procedurat administrative për prodhuesit e energjisë elektrike të pavarur, tregtarët dhe ofruesit e shërbimeve energjetike, si dhe autoritetet publike e akademike, kombëtare e rajonale.
Tregu i energjisë, tashme është në fillimet e një revolucioni që po ndryshon tërësisht mënyrën se si ne prodhojmë dhe konsumojnë energji! Ne kuadër te secilës kemi konstatuar se ka interes gjithnjë e më shumë nga kompanitë vendase dhe të huaja për të pasur së bashku ne një paketë mbështetjen me hulumtime nga tregu i referencës, transferimin kapaciteteve menaxhuese, aktivitetet promovuese, përfaqësimin institucional dhe integrimin brenda autoriteteve rregullatore apo publike, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Ne vijim te se cilës, ESC Adriatic lançoi ofertën e saj me një paketë që përfshin ndër të tjera mundësinë e promovimit te aspektet thelbësore të organizimit dhe zhvillimeve te biznesit, shfaqje interesi në gjetjen e partnerëve, njoftim mbi ankandet e hapura, procedurat e rekrutimit personelit, etj. Aktivitet divulgues që vjen direkt përmes platformës sonë dhe mediave sociale te ndërlidhura, të cilat gjejnë interes të madh në mesin e ekspertëve dhe kompanive shqiptare dhe huaja të lidhura me sektorin e energjisë.
E gjitha sa me sipër sjelle ne zhvillimin e një aktiviteti te gjere dhe te fokusuar ekskluzivisht në sektorin e energjisë, te përbërë nga një ndërthurje eksperiencash te cilat janë ne integrim te vazhdueshëm. Ne ketë kuadër, edhe për bizneset hapet një potencial i pamat në “rrugën e tranzicionit të energjisë”, për bashkëpunim më të mirë dhe zgjerimin maksimal të rrjetit të partnerëve, duke rritur njëkohësisht mundësitë e shkëmbimeve me interes të përbashkët dhe fuqizimin e investimeve të qëndrueshme të energjisë.
Disa arsye për bizneset qe duan te investojnë ne promovim:
Reklamimi është një nga aktivitetet te kudogjendura në shoqërinë e sotme. Promovimi ndihmon për t’i mbajtur konsumatorët e informuar për çdo produkt apo shërbim të ri qe hidhet ne treg dhe është në dispozicion të tyre.
Ne mënyre specifike qëllimi kryesor i promovimit është të shesë, por në tërësi ndihmon biznesin dhe ekonominë për të përparuar dhe e bën konsumatorin të vetëdijshëm për zgjedhjet e ndryshme që janë në dispozicion të tij.
Kur një biznes promovon një produkt të ri, reklamimi siguron hyrjen ne një treg më të madh. Por promovimi ndihmon edhe për të treguar përfitimin apo efektshmërinë e produkteve te një biznesi në krahasim me rivalët e tyre.
Kur një biznes komunikon informacion rreth veprimeve të tij apo ilustron pse produkti i tij është zgjidhja më e mirë për konsumatorët, kompania nuk përdor reklamat thjeshte për të rritur shitjet por edhe për të promovuar një imazh të mirë të kompanisë apo produktit qe sigurisht përkthehet në shitje në të ardhmen.
Gjithashtu, një fushatë promovuese e vazhdueshme është e domosdoshme për t’u kujtuar klientëve ekzistues se jeni ende përreth. Për me shume e gjitha behet një forme e mirë për të tërhequr klientë të rinj ne momentin qe do t’ju nevojitet duke ju njohur përmes reklamimit që i keni bërë produktit.