Takimi i Nivelit të Lartë me Operatorët e Sistemit të Transmetimit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, disa Vende Anëtare të Bashkimit Evropian dhe ENTSO-E

Në 30 Mars 2017, Asambleja e ENTSO-E pranoi OST sh.a. si anëtare me të drejta të plota në këtë organizëm të të gjithë TSO-ve të Evropës, duke finalizuar një proces të nisur që në vitin 2004 dhe që u bë i mundur vetëm pas investimeve të rëndësishme në rrjetin e transmetimit dhe vendosjes si prioritet dhe objektiv kryesor i shoqërisë OST sh.a. në katër vitet e fundit. Duke vlerësuar maksimalisht ketë moment dhe arritje të rëndësishme të shoqërisë sonë dhe nga ana tjetër duke qenë të ndërgjegjshëm dhe mirënjohës për ndihmesën e vendeve të rajoni nëpërmjet bashkëpunimit në grupet e punës të përfshira në proces, OST sh.a. organizoi një takimi shumëpalësh në Tirane, për të intensifikuar bashkëpunimin rajonal dhe  për të përshëndetur dhe shënuar këtë arritje.

Përveç kësaj si vende anëtare të Komunitetit të Energjisë dhe të Iniciativës së Berlinit, angazhimi ynë dhe përafrimi i përpjekjeve dhe objektiva tona është faktor kyç në formësimin dhe përmbushjen e objektivave të këtyre dy nismave rajonale. Në këtë kontekst duke vlerësuar sfidat dhe angazhimet e përbashkëta të vendeve të rajonit tonë dhe në veçanti të operatorëve të sistemit të transmetimit të rajonit, takim i shërbeu forcimit të bashkëpunimit rajonal.

Takimi ishte një panel i rëndësishëm diskutimi mes palëve në lidhje me tregun e shërbimeve ndihmëse dhe të balancimit dhe bëri të mundur identifikimin e një plani të përbashkët për hapat që duhet të ndërmarrin shoqëritë tona për të konkretizuar krijimin e kushteve për shkëmbime të shërbimeve të tilla në rajon dhe transformimin nga shkëmbime të kufizuar dhe izoluara dypalëshe në një treg rajonal me përfitim për të gjithë Ballkanin Perëndimorë. Ky takim i shërbeu gjithashtu ndërgjegjësimit, mirëkuptimit dhe krijimit të kushteve ndërmjet shoqërive tona për të krijuar konsensus në lidhje me prioritet, implikimet dhe bashkëpunimin shumëpalësh.

Takimi solli një shkëmbim të ndërsjellët dhe aktiv të ideve dhe potencialisht do të çojë drejtë një vizioni të përbashkët të shoqërive tona. Pjesëmarrja e drejtuesve të TSO-ve të 6 vendeve të Ballkanit, 3 vendeve të BE dhe Sekretarit të Përgjithshëm të ENTSO-E në këtë takim solli një kontribut të rëndësishëm në lidhje me qëllimin e identifikuar më sipër dhe nga ana tjetër i shërbeu intensifikimit dhe formalizmit të bashkëpunimit rajonal.

No post found

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.