
SHELL, në prag të finalizimit të marrëveshjes për bllokun 4 të naftës, Monitor, 17 Maj 2017
SHELL, në prag të finalizimit të marrëveshjes për bllokun 4 të naftës, Monitor, 17 Maj 2017 Kompania SHELL, e cila po realizon operacionet e nxjerrjes së naftës në zonën e Beratit në tre puse, tani është në përfundim të negociatave me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore për të arritur një marrëveshje hidrokarbure për Bllokun 4, që shtrihet në zonën mes Sarandës dhe Gjirokastrës. Dje u zhvillua raundi i radhës së negociatave ndërmjet AKBN dhe SHELL. Burimet zyrtare në AKBN bënë me dije se ky ishte takimi i radhës së grupit negociator të të dyja palëve, mbas negocimit mbi Marrëveshjen Hidrokarbure të Bllokut 4 të kërkimit, e cila tashmë po shkon drejt finalizimit. Drejtor Ekzekutiv i AKBN-së, Viktor Tushaj, u shpreh se “mbas disa negociatash, po shkojmë drejt finalizimit të Marrëveshjes…