Pekin, forumi “Një brez – një rrugë” – Shqipëria e Kina firmosin memorandum me 7 pika, Scan/Nga Pekini, Violeta Shqalsi, 14 Maj 2017

Në forumin për bashkëpunim ndërkombëtar “Një brez – një rruge”, Shqipëria dhe Kina firmosën memorandumin e bashkëpunimit. Memorandumi i bashkëpunimit firmoset nga pala shqiptare nga ministri i transporteve Sokol Dervishaj dhe zëvendëskryeministri kinez He Lifeng. Ky memorandum përmban 7 pika: Forcim bashkëpunimi ekonomik, ne fushën e transportit, infrastrukturës  dhe financiar.

“Shqipëria është pjesë e rëndësishme e këtij procesi. Memorandumi shënon një hap përpara në raportet ekonomike dhe zhvillimin e infrastrukturës mes dy vendeve. Presim investime konkrete nga pala kineze si në infrastrukturë, transport detar dhe hekurudhor”, deklaroi ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj.

Në forumin “një brez një rruge” ishin pjese 27 përfaqësues të lartë të shteteve të ndryshme të botes, mes tyre presidenti rus Vladimir Putin, kryeministri grek Alexis Tsipras, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, zv sekretari i OKB, dhe shefja e FMN Christine Lagarde. Shqipëria u përfaqësua nga ministri i transporteve, Sokol Dervishaj. Bashkëpunimi shumëpalësh, fokusuar me tepër tek ekonomia dhe infrastruktura janë kryefjala e këtij forumi.

No post found

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.