Niveli i investimeve, Shqipëria e treta në Evrope – Ndjek menjëherë Kosova, Angelo Haruni/SCAN, 11 Maj 2017

Niveli i investimeve në Shqipëri është një një nivel mjaft të lartë. Këtë e tregojnë të dhënat e krahasuara nga “Eurostat”, të cilat llogarisin investimet në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendeve anëtare të BE, si dhe të vendeve kandidate si Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia dhe Turqia.

Shqipëria rezulton të ketë një raport prej 26,3% të investimeve për PBB, shifër kjo shumë e lartë krahasuar me mesataren europiane prej 19,7%.

I vetmi vend në union që e tejkalon këtë shifër është Irlanda me 29,3%, e cila vazhdon të jetë një nga përfituesit më të mëdhenj të anëtarësimit në BE, ku pas vitit 1973 janë krijuar 700 mijë vende pune dhe tregtia është rritur 90 herë.

Shifrat e Shqipërisë janë të ngjashme me ato të rajonit: Kosova 25,8%; Maqedonia 23,1% dhe Mali i Zi 20,3%. Serbia bën përjashtim nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, pasi ka një raport prej vetëm 17,8%, shifër e cila është me e lartë vetëm se vendet në krizë si Italia, Portugalia dhe Greqia.

Ndërkohë rekordin për investime e mban Turqia, me një raport prej 29,7%, i cili ka ardhur në rritje vitet e fundit, duke arritur shifrat e periudhës para krizës ekonomike botërore.

Vendet të cilat kanë përfituar më shumë në aspektin e investimeve 20 vitet e fundit janë Bullgari që ka fituar 13,7 pikë përqindje, Irlanda me +9,5 pp dhe Suedia me +4,2 pp. Vendet që kanë parë uljen më të madhe në investime janë Sllovakia me -13,3 pp, Greqia dhe Çekia me -9,4 pp dhe Portugalia me -9 pikë përqindje.

No post found

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.