BB, projekti për energjinë – “50 mln euro tendera në gjashtëmujorin e dytë 2017”, Nertila Maho/SCAN, 09/05/2017

Banka Botërore ka bërë një rishikim të projektit që ka me qeverinë shqiptare për sektorin e energjisë i njohur si Plan i Rimëkëmbjes. Në përgjithësi treguesit vlerësohen pozitivisht dhe një draft i rishikuar do të kalojë në qeveri brenda muajit maj për të reflektuar ndryshimet e nevojshme.

Raporti i Bankës bën një bilanc të parave të shpenzuara për investime dhe ato që pritet të prokurohen së shpejti.

“Njësia e menaxhimit të projektit dhe ajo e Implementimit kanë bërë njoftimet mbi paketat kyçe të prokurimit me përjashtim të dy nënstacioneve me tension të lartë dhe të mesëm në Kombinat. Gjithashtu janë nënshkruar kontrata në vlerën 46 milionë euro që lidhen me kabllot e tensionit të mesëm dhe të ulët, pajisje, sistemi i faturimit, matësa, stacione të shpërndarjes dhe transmetimit, si dhe matësa të dedikuar për sistemin e transmetimit.

Pajisja dhe shpërndarja e materialeve është në proces dhe si OSHEE edhe OST do të lidhin kontrata për punë civile dhe instaluese gjatë verës së 2017. Pjesa e mbetur prej 50 milionë euro do të prokurohet në pjesën e dytë të vitit 2017”, thuhet në raport. Projekti për energjinë është ndër më të mëdhenjtë dhënë qeverisë shqiptare me një total prej 150 milionë dollarësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.