Rikonstruksion konvikteve – 2 mln euro shtesë për “Qytetin Studenti”, Elisabeta Dosku/SCAN, 02/05/2017

Rreth 2 milionë euro do të shkojnë për rikonstruksionin e konvikteve në Qytetin Studenti nr.1, sipas parimit të eficencës energjetike, duke krijuar kushte më të mira jetese për studentët.

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Ambasadorja gjermane Susanne Schutz kanë nënshkruar marrëveshjen për fazën e dytë të programit, financim i cili akordohet në formë granti nga qeveria gjermane.

Ministria e Energjisë do të jetë institucioni që do të implementojë këtë projekt, ndërsa Bashkia e Tiranës, përfituese e tij.

Faza e ndërtimit është parashikuar të fillojë vitin e ardhshëm dhe të zgjasë 18-24 muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.