Pse reklamimi është i rëndësishëm në biznes? V. Hydi/SCAN, 29/04/2017

Reklamimi është një nga gjërat më të pranishme në shoqërinë e sotme. Reklamimi ndihmon për t’i mbajtur konsumatorët të informuar për çdo produkt apo shërbim të ri që është hedhur në treg e është në dispozicion të tyre.

Shumë njerëz besojnë se qëllimi kryesor i reklamimit është të shesë, por reklamimi në tërësi ndihmon biznesin dhe ekonominë për të përparuar dhe e bën konsumatorin të vetëdijshëm për zgjedhjet e ndryshme që janë në dispozicion të tij.

Kur një biznes prezanton një produkt të ri, reklamimi siguron për të bërë një treg më të madh të vetëdijshëm për produktin. Reklamimi ofron një mënyrë efektive për të informuar tregun për ngjarjet e shitjes së produkteve me kohë të kufizuar.

Bizneset shpesh i përdorin reklamat për të treguar përfitimin që do të keni nga produkti i tyre apo efektshmërinë që produktet e tyre kanë në krahasim me rivalët e tyre.

Kur një biznes komunikon informacion rreth veprimeve të tij apo ilustron pse produkti i tij është zgjidhja më e mirë për konsumatorët, kompania përdor reklamat institucionale. Eksperti i shitjes Zig Ziglar vëren se ky lloj reklamimi nuk është dizenjuar për të rritur shitjet por për të promovuar një imazh të mirë të kompanisë apo produktit.

Ky perceptim sigurisht që do të perceptohet në shitje në të ardhmen. Ziglar thekson se edhe nëse konsumatori nuk e ble produktin në moment, kompania ka krijuar një emër të mirë përpara tregut të konsumit.

Një fushatë reklamuese e vazhdueshme është e domosdoshme për t’u kujtuar klientëve tuaj ekzistues se ju jeni ende për rreth. Në një ekonomi të trazuar ku ka kaq shumë dyqane e biznese, duhet ruajtur një prani e vazhdueshme në formën e reklamave.

Gjithashtu, kjo është dhe një formë e mirë për të tërhequr klientë të rinj të cilët ndoshta nuk kanë patur nevojë për produktet tuaja më parë por në momentin që do t’ju nevojiteni do t’iu njohin përmes reklamimit që i keni bërë produktit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.