HEC-e dhe parqe fotovoltaikë – Pesë kërkesa të reja në MEI, ja vlera e investimit, Nertila Maho/SCAN, 28/04/2017

Pesë kërkesa të reja janë dorëzuar në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për burime të reja energjie mes të cilave tre hidrocentrale dhe dy parqe fotovoltaikë.

Të gjitha kërkesat kanë kapacitet prodhues të parashikuar nën 2 megavat, duke u trajtuar jashtë koncesioneve tipike, por me legjislacionin e ri të miratuar në fund të vitit 2015.

Për hidrocentralet kërkesa e parë vjen nga kompania Gega G sh.p.k e cila ka aplikuar për hidrocentralin “Prevalli” në përroin e Zallit të Kostenjës, degë e Zallit të Lunikut me derdhje në lumin Shkumbin, Bashkia Librazhd, Qarku Elbasan.

Aplikimi i dytë është bërë për hidrocentralin “Bletëza” nga shoqëria Claubel sh.p.k në lumin Devoll, degë e lumit Seman, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan.

Edhe aplikimi i tretë vjen për një hidrocentral në të njëjtin lumë dhe veçse kompania aplikuese është “Osmani” sh.p.k . Lidhur me parqet fotovoltaikë aplikimin e parë e kanë bërë bashkimi ë “AGE Group” Albanian General Electricity Sh.A. dhe “A.E. Distribution” Sh.P.K për një kapacitet të instaluar 1750 megavat me një vlerë investimi 2 milionë euro në zonën “Topojë” Bashkia Fier, kurse aplikimin e dytë e ka bërë shoqëria “Osoja Energy” për një kapacitet të instaluar prej 2 megavatësh me një vlerë investimi 2 milionë euro në zonën Sheq Marinas, Bashkia Fier.

Aplikime për HEC-e

-Gega G sh.p.k               “Prevalli”

-Claubel sh.p.k               “Bletëza”

-“Osmani” sh.p.k            “ Kebela”

Aplikim për park fotovoltaik

-AGE Group                     Topojë, Fier

-Osoja Energy                   Sheq Marinas, Fier

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.