Zona bregdetare Shqiptare me potencial te larte për burimet e ripërtëritshme të energjisë, Dr. Lorenc Gordani, 26 Prill 2017
Zonat bregdetare të Shqipërisë pritet të përdorin masivisht burimet e ripërtëritshme të energjisë në të ardhmen e afërt. Sipas draftit zyrtar për Planin Zhvillimor të Bregut (PZHB) për periudhën 2015-2030, përdorimi i paneleve diellore do të përdoret gjerësisht nga banorët e bregdetit shqiptar. Për ketë “rekomandohet partneriteti privat-publik i sektorit për të promovuar më tej përdorimin e paneleve diellore përgjatë vijës bregdetare”, thuhet në PZHB.
Raporti zyrtarë ka identifikuar vende monumentesh, parqe natyrore arkeologjike, si dhe vendpushime turistike si sektorë potencial ku ky burim energjie mund të përdoren me leverdi te larte. Gjithsesi, kompanitë private, si EuroElektra kane lancuar qe tani një programe te thjeshte për instalimin e projekteve te vogla të energjisë së rinovueshme.
Çdo shoqëri e vogël ose e mesme apo një klient familjar mund të instalojë një kapacitet total deri në 500 kW për prodhimin e energjisë elektrike nga era ose dielli për të mbuluar një pjesë ose të gjithë energjinë që nevojitet për nevojat e tij. Proces i cili ndiqet ne bashkëpunim me kompanitë dhe institucionet përgjegjëse brenda një periudhe te shkurtër një mujore (për me shume shih ne formën e një prezantimi) me ndjekjen hap pas hapi te procedurave administrative nga vet EuroElektra.
Për më tepër, ligji i ri i energjive te rinovueshme tashme parashikon se konsumatorët mund jo vetëm te prodhojnë energji për nevojat e tyre por edhe t’ia shesin kompanisë së shpërndarjes, sasinë e tepërt të energjisë që nuk arrijnë ta konsumojnë. Kështu, bizneset por dhe familjet, mund të shndërrohen edhe në prodhues energjie. Për ketë OSSH-ja siguron lidhjen në rrjetin e shpërndarjes të gjithë palëve të interesuara.
Të gjitha punimet me karakter ndërtimor, linjat e furnizimit me energji elektrike dhe pajisjet kryesore të kabinave elektrike, merrem përsipër nga vet EuroElektra sipas direktivave të dhëna nga OSSH-ja. Projekt qe realizohen nga inxhinierë të licencuar duke respektuar dhe standardet teknike sipas normave të përcaktuara nga Operatori i Shpërndarjes. Pra tashme hapen perspektiva shume te mira zhvillimi për konsumatorët bizneset apo familjare, qe duan te kursejnë, duke rinovuar njëkohësisht bizneset e tyre me teknologjinë me inovative, me qëllim që t’i kthejnë ato në destinacione elitare për turistët.
Disclaimer: While every effort has been made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations will differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For specific technical or legal advice on the information provided and related topics, please contact the author or the EuroElektra at the info@euroelektra.al, +355 42 476 501 and +355 682086560.