Business Conference: Inovacioni në projektim për zhvillimin e infrastrukturave të qëndrueshme, Tiranë, 10 – 11 maj 2017, Universiteti Politeknik i Tiranës
ICE – Agjencia, Seksioni për Promovimin e Shkëmbimeve Tregtare i Ambasadës Italiane, në bashkëpunim me OICE (Shoqata italiane e studiove të inxhinierisë, arkitekturës dhe konsulencës tekniko-ekonomike), organizon në Tiranë, më 10 dhe 11 maj 2017, takime biznesi b2b mbi mundësitë e bashkëpunimit me kompanitë italiane në sektorët e mëposhtëm:
- infrastruktura rrugore, hekurudhore, sociale, detare dhe ura
- mjedisi, trajtimi i ujrave dhe impiantet
- arkitektura, planifikimi urban dhe restaurimi
- shërbime inxhinierike për efiçencën energjetike dhe energjitë e rinovueshme
- inxhinieria sizmike
- plant ingineering, fire prevention.
Ditën e mërkurë 10 maj në Universitetin Politeknik të Tiranës nga ora 09:00 deri në orën 12:30 do të zhvillohet seksioni teknik i Forumit të Biznesit “Inovacioni në projektim për zhvillimin e infrastrukturave të qëndrueshme“.
Do të vijojnë si më poshtë takimet e biznesit b2b me përfaqësuesit e shoqërive italiane:
- e mërkurë 10 maj 2017 (nga ora 14:00 deri në orën 19:00)
- e enjte 11 maj 2017 (nga ora 09:00 deri në orën 14:00).
Për me shume mund te gjeni ne katalogun online dhe lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në takimet B2B me përzgjedhjen e kompanive italiane me interes dhe përcaktimin e datës, nëpërmjet plotësimit të modulit brenda ditës së enjte 27 prill 2017 në link-un.