
Një tjetër port karburantesh në Porto Romano, AIDA, 20/04/2017
Një tjetër port karburantesh në Porto Romano, AIDA, 20/04/2017 Këshilli Kombëtar i Territorit i ka dhënë dritën jeshile ndërtimit të një porti karburantesh në Porto Romano. Bëhet fjalë për ndërtimin e “Portit MBM” përmes një kontrate konçesionare në formën “BOT” (ndërtim, operim dhe transferim i së drejtës së pronësisë dhe operimit, në përfundim të marrëveshjes së konçesionit). Ky projekt parashikohet të ketë një ndikim pozitiv për Shqipërinë, duke e kthyer në nyje furnizimi të hidrokarbureve edhe për rajonin. Sipas relacionit shoqërues të projektit, kjo do të sjellë uljen e çmimit të karburanteve në vend për shkak të uljes së çmimit të trasportit dhe çmimeve më të mira nga rafineritë. Kontrata BOT (ndërtim shfrytëzim dhe transferim) do të jepet për një periudhë 35 vjeçare, me një investim fillestar prej afro 10.2…