
Tregu i energji një mundësi e re për prodhuesit dhe kompanitë, Dr. Lorenc Gordani, 23 Prill 2017
Tregu i energji një mundësi e re për prodhuesit dhe kompanitë, Dr. Lorenc Gordani, 23 Prill 2017 Ligji i ri i energjive te rinovueshme tashme parashikon se konsumatorët mund jo vetëm te prodhojnë energji për nevojat e tyre por edhe t’ia shesin kompanisë së shpërndarjes, sasinë e tepërt të energjisë që nuk arrijnë ta konsumojnë. Termat pro-konsumer, vetë-gjenerues dhe vetë-konsumatorë janë fjalë që mund te përdoren ne mënyrë të ndërsjellë. Por qëllimi është përdorimi i energjisë së prodhuar në vend nga një konsumator i energjisë për të reduktuar, të paktën pjesërisht, blerjen e energjisë elektrike nga rrjeti. Kështu, përveçse se kursejnë në faturën e energjisë elektrike, familjet dhe bizneset që për shembull do të instalojnë panele diellore, tani mund të shndërrohen edhe në prodhues energjie. Për ketë OSSH-ja siguron lidhjen…