Projektet e Vogla nga Burime Fotovoltaike!

Projektet e Vogla nga Burime Fotovoltaike!

* Me kryesore, Aktivitetet, Artikuj, Hulumtimet, Informim, Përfaqësim
Venia ne punë në katër hapa nga EuroElektra e impianteve PV në Net-Metering! EuroElektra lancon instalimin e projekteve te vogla të energjisë së rinovueshme për familjet dhe biznese. Çdo shoqëri e vogël ose e mesme apo një klient familjar mund të instalojë një kapacitet total deri në 500 kW për prodhimin e energjisë elektrike nga era ose dielli për të mbuluar një pjesë ose të gjithë energjinë që nevojitet për nevojat e tij dhe të injektojë energjinë e tepërt të prodhuar në rrjetin e shpërndarjes. Proces i cili ne bashkëpunim me kompanitë dhe institucionet përgjegjëse mund te realizohet brenda periudhës një mujore duke kaluar, ne këto faza: Faza e Pare: Aplikimi për Individët/Bizneset Ndjekja e procedurave administrative nga EuroElektra Koha 5 dite Faza e Dyte: Studimi nga OSSH Inspektimi, përgatitja,…
Read More
Kërkesat e para për impiante energjie diellore në Fier, Top Channel me 19 April 2017

Kërkesat e para për impiante energjie diellore në Fier, Top Channel me 19 April 2017

Informim
Kërkesat e para për impiante energjie diellore në Fier, Top Channel me 19 April 2017 Në Shqipëri janë rritur aplikimet për ndërtimin e centraleve të prodhimit të energjisë nga panelet diellore. Kërkesa konkrete janë depozituar në Ministrinë e Energjisë për një central në zonën e Topojës në Fier. Bëhet fjalë për investime private me një fuqi të instaluar deri në 2 megavat, pothuajse sa një hidrocentral i vogël. “Janë bërë dy aplikime deri tani dhe po vazhdon një i tretë. Janë deri në 2 megavat, brenda pritshmërisë që kemi ne, të cilat i kemi në përpunim e sipër”, thotë Gjergj Simaku, drejtor i Energjisë së Rinovueshme, MEI. Autoritetet synojnë të tërheqin investime të mëdha me fuqi të instaluar prej qindra megavatësh. Por në çdo rast kërkohet që, sipërfaqet që do…
Read More
Miratohet ligji i ri për zonat e mbrojtura, rishikohen kontratat! Çfarë ndodh me HEC-et e subjektet e tjera, pavarësisht lejes mjedisore? SCAN, 19/04/2017

Miratohet ligji i ri për zonat e mbrojtura, rishikohen kontratat! Çfarë ndodh me HEC-et e subjektet e tjera, pavarësisht lejes mjedisore? SCAN, 19/04/2017

Informim
Miratohet ligji i ri për zonat e mbrojtura, rishikohen kontratat! Çfarë ndodh me HEC-et e subjektet e tjera, pavarësisht lejes mjedisore? SCAN, 19/04/2017 Këshilli i Ministrave ka miratuar ligjin e ri për zonat e mbrojtura që sjell një serë risish në aspektin e përcaktimeve ligjore por edhe detajon penalitetet për rastet e dëmtimit të tyre. Por çfarë do të ndodhë me ata që ushtrojnë veprimtari në këto zona? Ligji i ri përcakton se “personat fizikë e juridikë, që kanë fituar të drejta të ushtrojnë veprimtari të caktuara në zonat e mbrojtura, duke lidhur marrëveshje, kontrata apo janë pajisur me leje mjedisi për to, do të vazhdojnë t’i kryejnë normalisht veprimtaritë, për derisa ato nuk ndalohen shprehimisht nga ky ligj apo nuk vijnë haptas në kundërshtim me të”. Por ligji i…
Read More
Nga fushë plehrash në impiant të përpunimit të mbetjeve e prodhimit të energjisë. Vepër unike në vend, Kryeministria, 18 Prill 2017

Nga fushë plehrash në impiant të përpunimit të mbetjeve e prodhimit të energjisë. Vepër unike në vend, Kryeministria, 18 Prill 2017

Informim
Nga fushë plehrash në impiant të përpunimit të mbetjeve e prodhimit të energjisë. Vepër unike në vend, Kryeministria, 18 Prill 2017 [metaslider id="21111"] Pjese nga fjala e Kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e nisjes nga puna të impiantit të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë në Elbasan: [...] Nga ana tjetër jam realisht shumë i kënaqur që dita që filloi aq keq, mbyllet në mënyrë kaq surprizuese edhe për mua që e kam mbështetur këtë projekt që ditën e parë kur e kemi votuar në Këshillin e Ministrave. Por duhet ta them shumë sinqerisht që, pasi kam dëgjuar prezantimin e ministrit të Mjedisit, më është dukur shumë e bukur për të qenë e vërtetë. I kam thënë në mbledhjen e qeverisë se mbështetjen do ta kesh deri në fund,…
Read More