Forum Biznesi “Shqipëri – Ukrainë: Një hap përpara”, Aida, 07/04/2017
Organizohet në Tiranë në datën 28 prill 2017, Forumi i Biznesit “Shqipëri – Ukrainë’’. Ky event i rëndësishëm, i pari i këtij lloji mes dy vendeve, organizohet nën kujdesin e Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Albanian Food Industry, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Doneskut, Ukrainë dhe me mbështjetjen e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).
Në këtë aktivitet, që synon të forcojë bashkëpunimin tregtar ndërmjet dy vendeve, do të jenë të pranishëm përfaqësues nga qeveria e Ukrainës dhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë Ukrainase. Pjesëmarrës në forum do të jenë një sërë kompanish të mirënjohura shqiptare dhe ukrainase nga sektorët e ushqimit, pijeve, produkteve të agrikulturës, turizmit, makinerive etj., të cilat kanë shprehur interesin e tyre për partneritet me kompanitë tona. Tregu ukrainas, i llogaritur në rreth 42 milion banorë, është një treg potencial i rëndësishëm për prodhuesit shqiptarë.
Gjatë forumit të biznesit “Shqipëri – Ukrainë’’ do të organizohen prezantime dhe diskutime mbi mundësitë e krijimit të një Marrëveshjeje të Përbashkët Tregtare (FTA), takime mes bizneseve të të dyja vendeve në formatin B2B, vizita në kompani të ndryshme në Shqipëri etj.
Për çdo shprehje interesi rreth pjesëmarrjes në këtë forum, lutemi të konfirmoni praninë tuaj në: info@aida.gov.al. Per me shume lutemi te gjeni ne linkun e axhendës.