Hidrocentralet e reja – Gjashtë kërkesa të reja në MEI për qarkun e Elbasanit, Nertila Maho/SCAN, 14/04/2017
Gjashtë kërkesa të reja për hidrocentrale deri në 2 megavat kanë mbërritur në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë. Për të paktën katër prej tyre interesi vjen nga një kompani e vetme.
Por cilët janë hidrocentralet e propozuar dhe ku do të ndërtohen. Kompania “DON – UCD” sh.p.k. ka aplikuar për hidrocentralet Yldon 1, 2,3 dhe 4 që do të ngrihen mbi në përroin e Vërçës, degë e lumit Devoll, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan.
Një tjetër hidrocentral është propozuar nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive “AON ENERGY” SH.P.K. DHE “EL-BU 2009” SH.P.K. për ndërtimin e hidrocentralit “KOTKA” në lumin e Tomorricës, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan.
E fundit është kompania “F.Z Construction sh.p.k për hidrocntralin “FZ Hydropower” në pellgun ujëmbledhës të lumit Devoll, pranë fshatit Gostimë në Bashkinë Cërrik. Të gjashtë këto hidrocentrale nuk klasifikohen në kategorinë e koncesioneve pasi kuadri ligjor i tyre është i ndryshëm.
Kërkesat e paraqitura në ministri publikohen për konsultim dhe në rast se plotësohen kriteret dhe nuk ka shkelje me palë të treta ato kalojnë në miratim.