
ERE: 10 hidrocentralet e reja në ndërtim, shtojnë kapacitetin prodhues me 31%, Monitor, 14/04/2017
Energjia dhe sidomos prodhimi i saj nga uji është sektori që po zhvillohet vrullshëm vitet e fundit. Përveç 140 HEC-eve të vogla të ndërtuara nga privatët që tashmë janë në proces prodhimi është dhënë leja dhe po ndërtohen edhe 10 HEC-e private me kapacitete më të mëdha se 2 MW. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë janë gjithsej 10 HEC-e me kapacitet të përgjithshëm 458 MW që do të rrisin prodhimin e energjisë në total me 31 për qind. Ndër këto projekte, më i madhi është ai i Moglicës me 171 MW fuqi, i cili është në proces ndërtimi. Projekte të tjera të mëdha në sektor janë ndërtimi i HEC-it të Fangut në me 72 MW në zonën e Mirditës, HEC i Stavecit me fuqi 20 MW, HEC…