
Zv/presidentja Parlamentit Europian: Ju lutem mos e prekni Vjosën, ndërtoni HEC-e të tjera, Monitor, 12/04/2017
Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, një adhuruese e natyrës shqiptare është nga lobueset me të forta kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Vjosës. “Lumi i Vjosës është i vetmi ne Europë, që është ne rrjedhje të lire”, ka pohuar ajo gjatë një takimi me gazetarë nga Shqipëria në Parlamentin Europian në Bruksel. Është e vërtetë që Shqipëria ka nevojë për energji, thotë ajo, por jo në këtë lumë. Në këtë zonë, sugjeron ajo, Shqipëria mund të bejë investime në ekoturizëm. Lunacek thotë se ajo ia ka shprehur dhe kryeministrit shqiptar mendimin e saj, por gjithsesi shton se në Shqipëri tani e gjithë vëmendja është e përqendruar te zgjedhjet. Lunacek, që ka vizituar kanionet e Vjosës, pohon se nuk ka një studim të qartë për të evidentuar se çfarë…