Konkursi Kombëtar Ide të Gjelbërta 2017

Konkursi Kombëtar Ide të Gjelbërta 2017

Aktivitetet, Artikuj, Informim, Përfaqësim
Partnerët Shqipëri ka shpallur konkursin kombëtar Ide të Gjelbërta 2017. Qëllimi i konkursit “Ide të Gjelbërta” është mbështetja e nismave të biznesit të cilat synojnë përfshirjen sociale përmes integrimit dhe punësimit, dhe zhvillimin ekonomik lokal përmes ideve miqësore ndaj mjedisit. Kriteret që duhet të plotësojë ideja që konkuron: Është një ide e gjelbërt që nuk ka filluar të zbatohet apo është në fazë embrionale. Nëse subjekti nuk është një organizatë e shoqërisë civile, sipërmarrja duhet të kategorizohet në nivelin e biznesit të vogël. Nëse subjekti është individ, ai duhet të parashikojë në planin e biznesit llojin e regjistrimit ligjor të projekt – idesë. Ideja synon zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës dhe/ose rritjen e të ardhurave. Ideja përputhet me aktivitetin bazë të subjektit…
Read More
Prezantohet në Kuvend projektligji për ratifikimin e marrëveshjes me TAP, MEI, 10 Prill 2017

Prezantohet në Kuvend projektligji për ratifikimin e marrëveshjes me TAP, MEI, 10 Prill 2017

Informim
Zëvendës Ministri i Energjisë dhe Industrisë z. Ilir Bejtja ishte sot i pranishëm në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e  Njeriut, ku prezantoi para deputetëve të pranishëm projektligjin  “Për ratifikimin e marrëveshjes së ndryshimit midis Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave dhe Trans Adriatic Pipeline ag lidhur me marrëveshjen me qeverinë e vendit pritës”. Bejtja shpjegoi para të pranishmëve qëllimin e këtij projektligji, si dhe objektivat që synohen të arrihen. Ai u shpreh se ky projektligj propozohet me qëllim ratifikimin e marrëveshjes nga ana e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. “Kjo marrëveshje është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave me Vendimin nr. 86, datë 8.2.2017 dhe është nënshkruar nga palët më datë 1.3.2017. Kuvendi me anë të ligjit nr. 116/2013, ka ratifikuar…
Read More