
SHBA, kriteret për bursa studimi pasuniversitare dhe për doktoraturë. Afatet për aplikim, dokumentet dhe degët ku mund të studioni, Osman Dedja/SCAN, 09/04/2017
Ambasada Amerikane, përmes një njoftimi ka publikuar programin e bursave për studentët e huaj. Bëhet fjalë për programin e bursave për studime pasuniversitare, si dhe për bursa doktoraturë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në njoftim thuhet se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranon aplikimet për vitin akademik 2018-2019 për programin Fulbright për studentë të huaj. “Programi Fulbright u jep mundësi profesionistëve të rinj dhe studentëve të diplomuar për të vazhduar studimet pas-universitare në Shtetet e Bashkuara. Bursat u akordohen kandidatëve që shfaqin më së miri përkushtim në detyrë si në sektorin publik dhe atë privat, si edhe potencial për të sjellë një qasje pozitive në të ardhmen e Shqipërisë, në bazë të një niveli të lartë konkurrence”. Fushat e Studimit Sipas Ambasadës së SHBA, degët për studime…