Kompania shtetërore e naftës Albpetrol bëri me dije se ka nxjerrë për shprehje interesi blloqet që u morën në dorëzim në janar të këtij viti nga kompania TransAtalntik Albania. Bëhet fjalë për fushat Gorisht-Kocul dhe Cakran Mollaj.

Por listës i janë shtuar edhe blloqet e lira të kërkimit në detin Adriatik dhe bëhet fjalë për bllokun 2,3 dhe 4. Të gjithë investitorët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre pranë kompanisë Albpetrol dhe afati i fundit për dorëzimin e këtij aplikimi është data 2 maj 2017.

Çdo aplikim që do të dorëzohet nga ana tjetër në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë do të dërgohet pranë Albpetrol dhe vlerësimi i ofertës do të bëhet brenda 10 ditësh. Për secilin nga blloqet bëhet me dije se aplikimi duhet të jetë i veçantë dhe jo në grup.

Më herët edhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë njoftoi se do të ndjekë një politikë tjetër lidhur me blloqet e lira të naftës. Çdo investitor i interesuar mund të paraqesë kërkesë ndërkohë që të paktën në tre vitet e fundit praktika ka qenë ajo e shpalljes nga AKBN për  blloqe të veçanta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.