
Enti Rregullator i Energjisë anuloi ndryshimin e çmimeve në të gjitha nivelet për 2017, Monitor, 07/04/2017
Enti Rregullator i Energjisë në një vendim që mori dje vendosi të mos ndryshojë tarifat e energjisë edhe për këtë vit edhe pse, kompanitë kishin kërkuar rritje për segmente të ndryshëm konsumatorësh. Në mbledhjen e djeshme ERE vendosi që të lërë në fuqi vendimet 139, 145, 146, 147 dhe 148 të vitit 2014. Këto vendime të ERE më 2014 përcaktuan çmimet që konsumatorët paguajnë sot dhe gjithashtu çmimet që kompanitë e sektorin e energjetik paguajnë sot njëra-tjetrës për prodhimin dhe transmetimin, të cilat do të jenë të vlefshme deri me 31 dhjetor 2017. OSHEE kërkoi që me 2017 të aplikohen tarifa në nivele tensioni. Për konsumatorët fundor OSHEE kërkoi 4.9 lekë për kilovatorë tarifë e cila bashkë me tarifat e tjera të transmetimit dhe prodhimit dhe furnizuesit me shumicë arrijnë…