
Grupi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore thekson të ardhmen e Shqipërisë në shkëmbimin rajonal të energjisë, 2017-03-31
Një grup prej tetë Drejtorësh Ekzekutivë[1] të Grupit të Bankës Botërore vizituan Shqipërinë gjatë 29-30 marsit si pjesë e një vizite më të gjerë në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi kryesor i vizitës ishte të vlerësohej angazhimi i Grupit të Bankës Botërore në fushën e energjisë dhe të përpjekjeve për konektivitetin rajonal. Përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimit të konektivitetit në Ballkanin Perëndimor filluan në vitin 2014 me mbështetjen e Grupit të Bankës Botërore dhe të Bashkimit Europian. Drejtorët Ekzekutivë u takuan me Kryeministrin Rama si dhe me Ministrat e Financës dhe Energjisë. Ata diskutuan progresin e bërë nga Shqipëria si dhe sfidat me të cilat përballet sektori energjetik dhe axhenda e konektivitetit rajonal. Ata shkëmbyen pikëpamje mbi lehtësimin e shkëmbimit të energjisë përmes krijimit të tregjeve të organizuara të…