
Dy koncesione të tjera – Hapet gara për HEC-et “Bushtrica 1” dhe Bushtrica 2”, Nertila Maho/SCAN, 30/04/2017
Dy koncesione të tjera - Hapet gara për HEC-et “Bushtrica 1” dhe Bushtrica 2”, Nertila Maho/SCAN, 30/04/2017 Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka hapur garën për dy koncesione të reja hidrocentralesh. Bëhet fjalë për Bushtrica 1 dhe Bushtrica 2 të cilët do të kenë një afat 35 vjet. Hidrocentrali i parë do të jetë në segmentin e pellgut ujor të lumit të Bushtricës nga kuota 380 metra mbi nivelin e detit deri në kuotën 498 metra mbi nivelin e detit. Kurse hidrocentrali i dytë do të jetë në kuotën nga 503 metra mbi nivelin e detit deri në kuotën 678 metra mbi nivelin e detit. Për të dy koncesionet nga ana e ministrisë nuk është vendosur një vlerë ndërkohë që janë përcaktuar kriteret që do të merren parasysh për shpalljen…