Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka hapur thirrjen e parë për vitin 2017 lidhur me projekt-propozimet në fushën e turizmit. Në urdhrin e firmosur nga ministrja Milva Ekonomi miratohen dokumentet e për kriteret që duhet të përmbushin ata që do të bëhen pjesë e kësaj thirrje.

Personat fizikë ose juridikë duhet të provojnë se nuk në proces falimentimi, nuk janë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, kanë përmbushur detyrimet tatimore si dhe ato të kontributeve shoqërore. Afati për të aplikuar për një projekt në fushën e turizmit është deri në datën 21 prill 2017 dhe nuk ka kufizim gjeografik, duke lënë të hapur mundësinë për çdo subjekt brenda territorit shqiptar.

Ashtu si në thirrjet e vitit të kaluar financimi që do të ofrohet do të jetë sa 50 për qind e kostos të pranuar dhe miratuar nga Ministria. “Projektet për të cilat do të kërkohet një financim që kalon 50% të fondit buxhetor vjetor të parashikuar në buxhetin e shtetit, miratohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Fondi në dispozicion për këtë thirrje për projekt-propozim është 25.000.000. Lekë”, thuhet në udhëzimin e Ministrisë.

Projektet që propozohen dhe shpallen fituese nuk mund të fillojnë para datës 15 maj dhe duhet të përfundojnë brenda datës 15 dhjetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.