Kompania kanadeze, “Pennine Petroleum Corporation” ka nënshkruar një marrëveshje me Albpetrol për shfrytëzim të bllokut “Velça”. Marrëveshja përmban një kontratë shfrytëzimi me afat 6-vjeçar.

Në rast të zbulimit të naftës apo gazit natyror, marrëveshja përfshin një mundësi zgjerimi të kontratës me një afat 25-vjeçar. Desmond Smith që është edhe drejtuesi ekzekutiv i Pennine Petroleum, deklaroi se, Shqipëria i jep rëndësi projekteve madhore të infrastrukturës energjetike, si dhe ka një histori të njohur të investimeve të huaja direkte në avancimin dhe progresin e sektorit.

Kompania do të bëjë gati listën e objektivave të shpim-kërkimit në bllokun e “Velçës” brenda 2 muajve. Ndër të tjera, kompania është shprehur e gatshme të investojë edhe më tej në Shqipëri, pasi vlerëson se vendi ka një perspektivë mjaft pozitive.

Marrëveshja e sapo nënshkruar përfshin fazën e shpimit dhe atë të eksplorimit. Gjatë fazës së parë, “Pennine” synon të shpojë të paktën dy puse, me thellësi prej të paktën 2500 metrash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.