Deputetët Mustafa e Haradinaj po marrin pjesë në punimet e komisioneve të përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit për Europën Juglindore, Kuvendi i Kosoves, 18 Mars 2017

Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës, po qëndron në Kroaci, për të ndjekur punimet e Komisioneve të përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit për Europën Juglindore (PBEJL), të cilat po mbahen në Parlamentin e Kroacise.

Delegacioni është i përbërë nga kryetarët e komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, Muhamet Mustafa dhe Daut Haradinaj, njëherësh anëtarë të përherëshem të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Energji, përkatësisht në Komisionin për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Bashkëpunim për Sigurinë.

Dje u zhvilluan takimet e Komisionit të përgjithshëm për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Energji, në përbërje edhe të deputetit Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri të Kuvendit të Kosovës, njëherësh raportues i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Energji të PBEJL-së.

Tema e raportit është “Varësia energjetike, siguria energjetike, sfidat e Evropës dhe rajonit”.

Delegacionet e PBEJL-së aprovuan raportin dhe rezolutën, dje pas orës 17:00, përkundër vërejtjeve të njëpasnjëshme të delegacionit nga Beogradi.

Sot do të zhvillohen punimet e Komisionit të përgjithshëm për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Bashkëpunim për Sigurinë, anëtar i të cilit është deputeti Daut Haradinaj. Raportues në këtë komision është delegacioni nga Beogradi.

Për me shume lutemi te gjeni këtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.