ERE miraton vendimin qe hap rrugën për anëtarësimin e plote te OST ne ENTSO-E, OST, 16 Mars 2017
Sot me date 15 Mars 2017, me Vendim Nr. 43, Bordi i Entit Rregullator te Energjisë, vendosi dhe miratoi Certifikimin final te Operatorit te Sistemit te Transmetimit – OST sh.a. ne përputhje me përcaktimet e Nenit 58 te Ligjit Nr. 43/2015, “Per Sektorin e Energjisë Elektrike”.
Vendimi i sotëm pason Aplikimin për Certifikim te datës 13 Korrik 2016, te paraqitur nga shoqëria Operatori i Sistemit te Transmetimit – OST sh.a. pranë Entit Rregullator te Energjisë ne lidhje me certifikimin e ndarjes se shoqërisë OST sh.a. nga aktivitetet e tjera ne sektorin e energjisë elektrike ne përputhje me përcaktimet e Neneve 54 dhe 58 te Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”.
Me herët me Vendimin e Bordit Nr. 165, date 06 Tetor 2016, Enti Rregullator i Energjise kishte miratuar Certifikimin Paraprak te shoqërisë Operatori i Sistemit te Transmetimit – OST sh.a. me konkluzionin se OST sh.a. përmbush te gjitha detyrimet e parashikuara ne Ligjin Nr. 43/2015 “Për Sektorin e Energjise Elektrike” i cili transpozon dispozitat e Direktives 2009/72/KE dhe Rregullores (KE) Nr. 714/2009.
Ndërkohe Sekretariati i Komunitetit te energjisë eshte shprehur pozitivisht nepermjet opinionit nr. 1/17, date 23 Janar 2017, ne perputhje me Nenin 3(1) te Rregullores (KE) Nr. 714/2009 dhe Nenit 10(6) te Direktives 2009/72/KE mbi Certifikimin e OST sh.a., Shqiperi, ne lidhje me aplikimin e paraqitur nga OST sh.a., dokumentacionin suportues dhe vendimin paraprak te ERE.
Vendimi i sotëm shënon nje moment shume te rendesishem per OST sh.a. dhe hap rrugen per shqyrtimin e aplikimit te saj per antaresimin e plote ne ENTSO-E.