ACERC ne tryezën e rrumbullaket “Transparenca dhe llogaridhënia në industrinë nxjerrëse në Shqipëri”, Note për Shtyp, 27 Shkurt 2017

Sot, më datë 27 Shkurt 2017, në Hotel Socrat, Tiranë, u mbajte tryeza e rrumbullaket “Transparenca dhe llogaridhënia në industrinë nxjerrëse në Shqipëri”, organizuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në bashkëpunim me Sekretariatin Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI Albania). Nga Dr. Lorenc Gordani, përfaqësues i ACERC-se ne fjalën e tij përgëzimet me te mira shkuan për organizimin për herë të parë te një tryeze me qellim për të rritur dialogun me shoqërinë civile mbi transparencën dhe për të forcuar bashkëpunimin mbi çështjet e energjisë.

Mbi sa me sipër, ne sinteze te problematikave dhe çështjeve qe direkt mbulon ne punën e saj te përditshme ACERC-ja, u përcolle qe aktualisht prej disa vitesh sektori energjetikë i rregulluar i elektricitetit (dhe ai akoma ne embrion i gazit natyror) është përfshire ne një proces shndërrimi ne një treg energjetikë. Përfshirje qe nënkupton, nder te tjera, transformimin dhe integrimin ne një te dy pjesëve te qenësishme për njëra-tjetrën siç janë tregu me shumice dhe me pakice te energjisë.

Nga viti 2015, lidhur me te paren është ecur përpara me hapa “te shpejte”, si ne kuadrin kombëtare dhe atë rajonal, dhe tashme ka ardhur koha i fokusimit tek segmenti “retail”. Një vëmendje e cila do te bënte aktivizimin e potencialit te plote te aktoreve private siç janë kompanitë dhe konsumatorët finale. Lidhur me kompanitë prodhuese një vëmendje e shtuar deri diku ka filluar, nëpërmjet disa programeve te planifikuar gjate vitit te fundit nga WBIF, EnC, EBRD, IFC/WB etj.

Kuptohet, qe arritja e sa këtu me sipër, përben një sfide për vendet me te zhvilluar: një tregues qe flet ne këtë drejtim, është aktualisht përvijimi me mbajtjen e tarifave te rregulluar për 19 nga 28 vendet e BE-se. Siç, permbedhurazi, mjafton qe te sjellim ne vëmendje planin e aksionit me te fundit te BE-se “Clean Energy for All Europeans”, i cili ve krye te vëmendjes zhvillimin e qëndrueshëm me ne qendër konsumatorin, duke u shpalosur ne rreth 4600 faqe!

Ne përmbyllje, nga ACERC u solle qe projektet e suksesshme nisin me mbështetjen e partnerëve të duhur. Ne ketë sektor kaq te qenësishëm për zhvillimin e te gjithë ekonomisë nuk mund te mungoje vizioni, ngritja e kapaciteteve institucionale, përfshirja e te gjithë aktoreve dhe grupeve te interesit, mbështetja financiare, etj. Kështu, duke qene se përpara kemi shume për te bere, me ketë rast u uruan organizatoret qe si ne shume përpjekje te tjera, tashme kane filluar nga hapi i pare edhe ne ketë drejtim!

No post found

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.