Development of the Energy Sector in Albania according to the Economic Reform Programme 2017-2019, by Dr Lorenc Gordani, 08th February 2017

të energjisë shqiptare dhe malazeze të projektit pjesën shqiptare dhe malazeze të për pjesën shqiptare dhe malazeze përgatitja dhe miratimi

Sektori i energjisë është një nga sektorët strategjikë dhe prioritet i qeverisë shqiptare duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e burimeve të energjisë (uji, era, dielli, nafta, gazi, etj.) që vendi ynë posedon, të cilat deri më tani nuk janë shfrytëzuar plotësisht. Energjia ka potencial për të qenë një burim i qëndrueshëm i rritjes për vendin nga periudha afatshkurtër dhe deri tek ajo afatmesme dhe afatgjatë. Ajo gjithashtu ka potencialin e rritjes së vlerës së energjisë së prodhuar në vendin tonë dhe uljen e importeve të energjisë.

Reforma në sektorin e energjisë është në progres të shpejtë duke përfshirë edhe liberalizmin e tregut të energjisë në përputhje me kërkesat dhe objektivat në kuadër të Paketës së Tretë të Energjisë së BE. Një progres konkret dhe shumë të rëndësishëm Shqipëria ka bërë edhe në përshtatjen në legjislacionin shqiptar të acquis communaitaire në fushën e energjisë, referuar Paketës së Tretë të Energjisë të BE, nëpërmjet miratimit të ligjit nr. 43/2015, datë 30.04.2015 si dhe ligjit nr. 102/2015, datë 23 09.2015, si dhe përgatitjes dhe miratimit të akteve nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve, proces i cili është në vazhdim.

Me gjithë potencialet e mëdha të vendit tonë dhe përmirësimin e performancës të sektorit të energjisë gjatë dy viteve të fundit, importet e energjisë mbeten ende të larta. Shqipëria ka bërë progres në drejtim të eliminimit të rreziqeve të larta fiskale të paraqitura në sektorin e energjisë elektrike, duke ulur humbjet në shpërndarje dhe duke përmirësuar nivelin e arkëtimit të faturave, çfarë ka ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e sasisë së energjisë së importuar për përmbushjen e kërkesës për energji elektrike në vend.

Zhvillimi i sektorit të energjisë në Shqipëri deri në vitin 2030, rritja e kërkesave për përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, eficencën e energjisë, futja e gazit natyror pas vitit 2020 si dhe bashkëpunimi rajonal përmes krijimit të një tregu rajonal të energjisë, janë disa nga çështjet kyçe që po trajtohen në draftin final të Strategjisë Kombëtare të Energjisë parashikuar për tu miratuar brenda gjashtëmujorit të parë 2017.

Në sektorin e gazit, përgatitja e MasterPlanit të Gazit për gazifikimin e Shqipërisë, së bashku me Planin e Identifikimit të Projekteve, do të përbëjnë një kontribut konkret në diversifikimin e burimeve të furnizimit me energji, duke përfshirë edhe gazin natyror. Strategjia Kombëtare e Transportit dhe Plani i Veprimit 2016-2020, janë miratuar së fundmi (me VKM Nr. 811, datë 16/11/2016). Strategjia dhe Plani i Veprimit janë në përputhje të plotë me vizionin strategjik të QSH, me konceptet kryesore të Politikës Evropiane të Transportit (PET) dhe Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020 (SKZHI).

Deri më tani, hapat të rëndësishme te ndërmarre për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike janë miratimi i Modelit të Tregut të Energjisë Elektrike me VKM Nr. 519, datë 13.07.2016 “Për miratimi i Modelit të Tregut të Energjisë Elektrike”, si një treg plotësisht konkurrues në përputhje me obligimet e Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Në sektorin e energjisë elektrike ka përfunduar plotësisht procesi i ndarjes së pronësisë së kompanisë shtetërore të transmetimit të energjisë elektrike OST sh.a, nga pronësia e KESH sh.a dhe OSHEE sh.a. VKM-ja nr. 317, datë 27.04.2016 “Për përcaktimin e autoritetit publik që përfaqëson shtetin si pronar i aksioneve në kompanitë në sektorin e energjisë elektrike”, përcakton MZHETTS si autoritetin publik pronar të aksioneve të OST sh.a dhe MEI si autoritetin publik pronar te aksioneve të OSHEE sh.a dhe KESH sh.a.

Detyrimi i Furnizimit Publik me Shumice ka kaluar nga KESH sh.a në OSHEE sh.a. KESH sh.a nuk ka me detyrimin të blejë energjinë elektrike të prodhuar nga prodhuesit e vegjël të energjisë elektrike. KESH sh.a vepron aktualisht vetëm si një operator publik i prodhimit të energjisë elektrike. Ndarja e OST-së është në proces. Procesi i plotë i ndarjes së OSHEE sh.a do të bëhet vetëm nga 31 dhjetor 2017. Deri më tani, janë ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për liberalizimin e tregut të energjisë, ndjekur nga procesi i vazhdueshëm për përgatitjen dhe miratimin e legjislacionit dytësor të gazit, së bashku me përgatitjen dhe miratimin e mëtejshëm të Master Planit të gazit dhe Planit të Identifikimit të Projekteve, i zhvilluar në bashkëpunim me konsulentin COWI-IPF.

Një proces i vazhdueshëm është përfundimi i detyrimit për krijimin e kompanisë së re të gazit, Albgas s.a., përmes ndarjes së veprimtarive të transmetimit të gazit dhe shpërndarjes nga Albpetrol. Është miratuar VKM nr. 848, datë 7.12.2016, “Për krijimin e shoqërisë “ALBGAZ” sha dhe përcaktimin e autoritetit publik që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të shoqërive “ALBPETROL” sha dhe “ALBGAZ” sha.”, i cili ka hyrë në fuqi më 13.12.2016. Aktualisht është bërë regjistrimi në QKB i shoqërisë “ALBGAZ” sh.a., si dhe janë zgjedhur organet drejtuese të shoqërisë.

Liberalizimi i tregut të energjisë konsiston në një sërë masash me qëllim realizimin e konkurrencës më të madhe në tregjet e energjisë elektrike dhe gazit, në interes të krijimit të tregjeve më konkurruese dhe uljen e çmimit. Reforma e sektorit të energjisë është në progres, duke përfshirë liberalizimin e tregut të energjisë, në përputhje me angazhimet e MSA-së dhe Traktatin e Komunitetit të Energjisë, në kuadër të Paketës së tretë të Energjisë.

Në përputhje me masat e parashikuara në Programin e mëparshëm dhe në funksion të arritjeve aktuale, ERP 2017-2019 do të fokusohet në miratimin e akteve ligjore për themelimin e “Bursës Shqiptare të Energjisë”; Procesin e plotë të ndarjes së aktivitetit të shpërndarjes nga furnizimi. Përfundimin e projektit në sistemin e transmetimit nëpërmjet ndërtimit të linjës 400 kV të Interkoneksionit Elbasan (Shqipëri) – Manastir (Maqedoni).

Përgjatë 2017 parashikohet miratimi i akteve ligjore për themelimin e “Bursës Shqiptare të Energjisë” dhe ndarjen e OSHEE-së; Prokurimi i shërbimeve të konsulencës teknike dhe nënshkrimit të kontratës për linjën 400 kV të Interkonjeksionit Elbasan (Shqipëri) – Manastir (Maqedoni); Zhvillimi i projektimit të detajuar (faza 1) për linjën e interkonjeksionit Elbasan (Shqipëri) – Manastir (Maqedoni). Gjate 2018 parashikohet zhvillimi i projektimit të detajuar (faza 1) për linjën 400 kV të Interkonjeksionit Elbasan (Shqipëri) – Manastir (Maqedoni); Zbatimi i Lotit 1 e Lotit 2. Gjate 2019 parashikohet zbatimi i projektit për linjën 400 kV të Interkonjeksionit Elbasan (Shqipëri); Manastir (Maqedoni): Zbatimi i Lotit 1 e Lotit 2.

Kostoja totale e projektit është 70 milion Euro, i financuar 50 milion Euro nga KfW (kredi), 15 milion Euro nga WBIF (grant) dhe 5 milion Euro nga OST sh.a. Liberalizimi i mëtejshëm i tregut të energjisë që do të çojë në decentralizimin e sistemit të energjisë do të ketë ndikime të drejtpërdrejta pozitive në konkurrueshmëri duke mundësuar pjesëmarrjen e operatorëve privatë në tregun e energjisë elektrike dhe do të rrisë cilësinë e furnizimit. Kjo reformë do të rrisë në mënyrë të konsiderueshme investimet dhe do të kontribuojë në punësim si dhe do të lejojë uljen e kostos së energjisë për konsumatorët.

Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike mund të ndeshet me pengesa teknike, në fazën e zbatimit të tij. Ndërtimi i linjës së interkoneksionit 400 kV Shqipëri- Maqedoni mund të hasë në pengesa në procedurat e shpronësimit, prokurimit dhe licensimit të nevojshme për implementimin e këtij projekti.

Diversifikimi i burimeve të energjisë në sektorin e gazit konsiston në një sërë nismash rregulluese dhe projekte investuese me qëllim arritjen e sigurisë të konsiderueshme të energjisë dhe përfitimeve ekonomike në vend. Pergjate 2017 parashikohet përgatitja dhe miratimi i Studimit të Fizibilitetit për gazsjellësin, që lidh termocentralin e Vlorës me projektin e gazsjellësit TAP në stacionin e kompresorit në rajonin e Fierit; Përgatitja dhe miratimi i Master Planit të gazit për Shqipërinë dhe Planit të Identifikimit të Projektit; Plotësimi i legjislacionit dytësor të gazit në bazë të ligjit të ri të gazit; Përgatitja dhe miratimi i projektimit paraprak teknik për pjesën shqiptare dhe malazeze të projektit të gazsjellësit IAP; Përgatitja dhe miratimi i Studimit të Parafizibilitetit për Projektin e gazsjellësit ALKOGAP (Ndërlidhësi i Gazit Shqipëri-Kosovë). Dhe gjate 2018 përgatitja dhe miratimi i projektimit paraprak teknik për pjesën shqiptare dhe malazeze të projektit të gazsjellësit IAP.

Përgatitja dhe miratimi i Studimi të Fizibilitetit për gazsjellësin që do të lidhë projektin TAP me TEC-i Vlorë me kosto 300.000 EUR Grant, financuar nga Konfederata e Zvicrës (SECO) në kuadër të Marrëveshjes për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e gazit në Shqipëri. Kosto te tjera lidhen me përgatitja dhe miratimi i Master Planit të gazit për Shqipërinë dhe Planit të identifikimit të projektit – 1,1 milion Euro, Grant, financuar nga WBIF; Plotësimin e legjislacionit dytësor të gazit në bazë të ligjit të ri të gazit – shpenzimet administrative; Përgatitja dhe miratimi i projektimit paraprak teknik për pjesën shqiptare dhe malazeze të projektit të gazsjellësit IAP – 2,5 milion Euro Grant, (në total, për pjesën shqiptare dhe malazeze të projektit IAP), financuar nga WBIF; Përgatitja dhe miratimi i Studimit të Parafizibilitetit për Projektin e gazsjellësit ALKOGAP – 0.3 milionë Euro, Grant, financuar nga WBIF.

Projektet që financohen nga WBIF janë të përjashtuara nga rimbursimi i TVSH, pasi janë projekte që menaxhohen direkt nga BE dhe zyrat përkatëse në rajon. Ndërkohë për projektin e Studimit të Fizibilitetit për gazsjellësin që do të lidhë projektin TAP me TEC-i Vlorë – për financimin prej 300.000 EUR do të rimbursohet TVSH në vlerën 60000 Euro si kosto lokale, tashmë të përfshira në buxhetin e shtetit.

Diversifikimi i burimeve të energjisë (gazifikimi) do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në rritjen e konkurrueshmërisë duke bërë të mundur hyrjen e një burimi të ri të energjisë në tregun e energjisë së vendit, si dhe do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji. Kjo reformë do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë social, duke përmirësuar mundësitë e punësimit. Realizimi i projekteve dhe studimeve në funksion të diversifikimit të burimeve të furnizimit me energji dhe konkretisht për gazifikimin e vendit dhe që lidhen me zhvillimin e rrjetit të gazit në Shqipëri dhe të linjave të interkoneksionit me rajonin dhe më gjerë, nuk parashikohet që të ketë risk pasi aktualisht financimet janë të miratuara dhe janë donacione nga struktura të ngritura në kaudër të BE.

Disclaimer: The ownership and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “lorenc.gordani@euroelektra.al”.

Most Read Publications

Most Visit Sections

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.