Panairi i 6të Ndërkombëtar Constructions Ndërtime & 3të Klimathermika, 7-9 Prill 2017, Pallati I Kongreseve
Panairi i institucionalizuar vazhdon ecurinë e vet të suksesshme!
Për të gjashtin vit radhazi ju ftojmë në Panairet e 6-të CONSTRUCTIONS NDËRTIME & 3-të KLIMATHERMIKA në qendrën më të njohur të panaireve në Tiranë, nga 7-9 Prill 2017, në periudhën kohore më të përshtatshme për sektorin e ndërtimeve dhe energjinë, te organizuar me mbështetjen edhe te Qendrës Shqiptare për Rregullimin dhe Konservimin e Energjisë – ACERC.
Në 5 vitet e organizimit të vazhdueshëm, shoqëria organizatore ka shfaqur korrektësi, organizim perfekt dhe të studiuar, promovim përmes fushatave funskionale reklamuese dhe rezultate të suksesshme. Kështu, këtë vit siç edhe çdo vit tjetër, shoqëri të mëdha ndërtimi kanë tashmë rezervuar ambientin e tyre, pasi kanë besim tek dinamika e panairit dhe efikasiteti i tij, prandaj deklaroni TANI pjesëmarrjen tuaj!
Në këto panaire prezantohen nga njëra anë, gjithë sektori i ndërtimeve dhe materialeve termoizoluese, materialeve të ndërtimit, bojërave, por edhe të skeleteve të dyerve dhe dritareve, ashensorëve etj., dhe nga ana tjetër gjithë gama e klimatizimit për ftohje dhe ngrohje, ngrohje ekonomike, sistemet e ajrimit, panele diellore etj.
Këtë vit, për herë të Parë mirëpresim edhe Sallonin e 1rë ENVIROTEC i cili ka lidhje me teknologjitë e Ujit & Mjedisit.
Panairi i 6të Ndërkombëtar CONSTRUCTIONS NDËRTIME ALBANIA dhe Panairi i 3të KLIMATHERMIKA janë tashmë institucionalizuar jo vetëm në vend, por edhe në Ballkanin Perëndimor, me përfaqësues nga 7 vende si Shqipëria, Greqia, Italia, Rumania, Serbia, Kosova dhe Turqia si edhe me një numër të madh vizitorësh nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe FYROM, duke u kthyer në ngjarjen më të madhe sipërmarrëse duke krijuar një platformë ideale bashkëpunimi ndërmjet sipërmarrësve të Ballkanit Perëndimor.
Shitjet dhe marrëveshjet tregtare që kryhen për çdo vit vërtetojnë se Panairet paralele, i 6-të CONSTRUCTIONS NDËRTIME dhe i 3-të KLIMATHERMIKA përbëjnë për çdo vit ngjarjen e madhe ekspozuese dhe tregtare në qytetin e Tiranës.
Ju ftojmë të gjithëve të merrni pjesë! Të mos mungojë asnjë!
Website: www.panairindertime.al | www.klimathermika.al
T.: 0698718426
Organizatori: New Genesis Shpk