Këshilli i Ministrave ka depozituar me 04.10.2016 ne Kuvend projektligjin për promovimin e përdorimit të energjisë së rinovueshme i cili pritet te aprovohet në javët e fundit te dhjetorit ose të fillim janarit 2017. Iniciativë qe vjen ne kuadër te nënshkrimit te Traktatit te Komunitetit të Energjisë, në kuadër të të cilit lind detyrimi, ndërmjet të tjerave, për implementimin e acquis të BE-së, në sektorin e energjisë. Si rrjedhojë e se cilës edhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë është angazhuar për zbatimin e direktivës 2009/28/EC “Për burimet e energjisë se rinovueshme”.
Direktiva ligjëron vendosjen e objektivave kombëtarë për burimet e rinovueshëm si të detyrueshme në mënyrë që të promovohet, sidomos, prodhimi i energjisë elektrike, ngrohja dhe ftohja, si edhe bio-karburanti për sektorët e transportit. Shumica e synimeve detyruese për përqindjen e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin përfundimtar bruto deri në vitin 2020, tashme janë vendosur, bazuar në një metodologji të ngjashme si për shtetet anëtare të BE-së.
Me vendimin nr. 27 datë 20.1.2016, të Këshillit të Ministrave, u miratua Plani Kombëtar i Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë (PKVBRE) 2015-2020, si një nga detyrimet e Shqipërisë në kuadër të Traktatit, ku ndër të tjera, qeveria shqiptare angazhohet për të arritur objektivin kombëtar të prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme në masën 38% në raport me konsumin final bruto të energjisë në territorin e shqiptar deri në vitin 2020. Ky angazhim vjen gjithashtu në kuadër të Strategjisë Evropiane për energjinë e gjelbër dhe Planit Kombëtar për Integrimin Evropian (PKIE 2) që përfshin masa afatmesme dhe afatgjata deri në vitin 2020, me synimin që Shqipëria të ketë përafruar plotësisht legjislacionin në përputhje me acquis për energjinë të BE-së.
Ky projektligj lidhur me investitorët e rinje, përcakton edhe “Skemat e mbështetjes”, si angazhim i drejtpërdrejt i qeverisë shqiptare me qëllim arritjen e objektivit. Opsionet “Skema mbështetëse” janë përshkruar me detaje por, në ngjashmëri edhe me vende të rajonit, mbështetja nënkupton çdo instrument, skemё apo mekanizёm të zbatuar pёr tё nxitur pёrdorimin e energjisё nga burimet e rinovueshme duke zvogёluar koston e asaj energjie, duke rritur çmimin me tё cilin ajo mund tё shitet ose duke rritur vёllimin e energjisё sё blerё me anё tё detyrimeve pёr energji tё rinovueshme ose mёnyra tё tjera. Kjo pёrfshin, por nuk kufizohet vetëm nё ndihmën për investimin, ndihmën për operimin, pёrjashtime nga taksat apo zbatim i taksave mё tё ulëta, rimbursim tё taksave.
Per sa me siper në nenin 8 jepen “Masat mbёshtetёse pёr prodhimin e energjisё elektrike nga burimet e rinovueshme” me qёllim arritjen e objektivit kombёtar ku Kёshilli i Ministrave miraton masat pёr nxitjen e pёrdorimit tё energjisё elektrike nga burimet e rinovueshme. Mbёshtetja pёr prodhuesit me përparësi të energjisё elektrike, përveç rasteve të përcaktuara në mënyrë specifike në këtë projektligj jepet nёpërmjet një procesi konkurrues tenderimi. Mbështetja do të jepet në formёn e njё shpёrblimi pёr arritjen e çmimit tё caktuar, si shtesё e çmimit tё referencës.
Prodhuesit e energjisё sё rinovueshme do të jenë pёrgjegjёs pёr balancimin e prodhimit nё përputhje me programin e pranuar, me rregullat e tregut dhe procedurat pёrkatёse që do tё miratohen nga ERE, kushte të cilat nuk zbatohen pёr prodhuesit me kapacitet tё instaluar mё tё vogёl se 2 MW ose pёr projektet demonstruese, pёrveç rasteve tё energjisё elektrike tё prodhuara nga energjia e erёs, ku pёrjashtimi aplikohet pёr kapacitete tё instaluara tё energjisё elektrike prej 3 MW ose pёr 3 njёsi prodhimi.
Në nenin 9 “Kontrata për diferencë” parashikohet njё kontratë për një shpёrblim të ndryshueshёm, tё llogaritur si diferenca midis çmimit me të cilin prodhuesi i energjisë së rinovueshme është shpallur fitues në procesin konkurrues për dhënien e ndihmës (çmimi i paracaktuar) dhe çmimit tё tregut të energjisё elektrike (çmimi referencë). Këshilli i Ministrave, me propozim tё ministrit, miraton procedurën për organizimin e procedurёs konkurruese të ankandit, për dhënien e mbështetjes ndaj prodhuesve me përparësi të energjisë.
Çmimi referencë është çmimi i produktit të tregtuar në tregun e organizuar të energjisë elektrike ose deri nё krijimin e tij, si çmim referencë do të shёrbejё njё çmim i krahasueshëm tregu për të njëjtin produkt. Mbështetja financiare pёr prodhuesit e energjisë së rinovueshme do të jepet deri në vetëshlyerjen e plotë të impiantit, në përputhje me rregullat e kontabilitetit dhe çdo ndihmë investimi të marrё më parë. Kontrata për diferencë do të ketë një kohëzgjatje maksimale prej 12 vjetësh.
Neni 10 “Masat mbështetëse per prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme nën 2 MW” përcakton që kushtet e vendosura ne nenet 8 dhe 9, tё kёtij ligji, nuk zbatohen pёr prodhuesit me kapacitet tё instaluar deri në 2 MW, ose pёr projektet demonstruese. Në këtë rast bëhet një ndarje e metodologjisë që do të përcaktojë çmimin e energjisë së prodhuar nga hidrocentralet sipas pikës 2 dhe nga të gjithë prodhuesit e tjerë me përparësi deri në 2 MW.
Lidhur me sa me sipër llogaritet që Shqipëria në vitin 2020 do të ketë rreth 2450 ktoe konsum final të burimeve energjetike, nga të cilat të paktën 38% do të shkojnë për të konsumuar burime energjetike të rinovueshme. Kjo do të thotë se në bilancin e energjisë do të shtohen 397 ktoe si burime të rinovueshme ose do të kemi në total 1,017 ktoe (ose rreth 2,700 GWh së bashku me 210 ktoe biomasë dhe 75 ktoe biokarburante) krahasuar me vitin 2009. Ky skenar parashikon të paktën 21,696 milionë lek në vit ose 108,500 milionë lek në harkun e 5 viteve deri në vitin 2020.
Por sikur dihet situata e burimeve energjetike të rinovueshme në Shqipëri është komplekse dhe vazhdimisht në zhvillim. Për këtë projektligji përmes, agjencisë përgjegjëse për burimet e rinovueshme tё energjisë (AKBN) siguron qё informacioni rreth përfitimeve, kostove dhe hollësive praktike tё zhvillimit dhe përdorimit tё energjisë nga burimet e rinovueshme dhe rreth masave mbështetëse bёhet i disponueshёm pёr tё gjithё aktorёt, tё tillё si konsumatorёt, zhvilluesit, hartuesit, sponsorizuesit, investitorёt, institucionet financiare, ndёrtuesit, instaluesit, arkitektёt, dhe furnizuesit e pajisjeve dhe sistemeve tё ngrohjes e ftohjes dhe të pajisjeve tё tjera qё pёrdorin energjinё nga burimet e rinovueshme.