Qendra Shqiptare për Rregullimin dhe Konservimin e Energjisë – ACERC ka vlerësuar si shume pozitive vendimin e Entit Rregullatorë te Energjisë, te datës 29.04.2016, mbi fillimin e procedurës për miratimin e “Draft-Rregullores për Lidhjet e Reja ne Sistemin e Shpërndarjes”. Një vendim i marre ne linje me rekomandimin e shprehur edhe nga grupi ndër-institucional për vlerësimin, përmirësimin dhe monitorimin e indikatorëve te “Doing Business”, të ngritur me urdhër të Këshillit të Ministrave Nr. 30, datë 30.01.2014, për lehtësimin e procedurave për furnizimin me energji elektrike të objekteve veçanërisht të bizneseve.
Ne te vërtet, lidhur me sa me sipër Ligji i Sektorit te Energjisë 43/2015 siç edhe ai i Energjive te Rinovueshme 138/2013, parashikon qasje të garantuar ne rrjete te prodhuesve te energjive te rinovueshme madje me dispeçerim prioritare të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, por legjislacioni dytësor deri me tani nuk ka qene i plotë. Për këtë prioritete është bere aprovimi nga ERE i masave te nevojshme procedurale si dhe përgatitjes se dokumentacionit relative për lidhjen e objekteve gjeneruese.
Ne veçanti operatorët e rrjetit duhet të rritin transparencën ndaj investitorëve në lidhje me qasjen në rrjete bazuar ne metodologjinë për përcaktimin e kostos së lidhjes në pikën më të afërt të rrjetit. E gjitha duhet te behet me qellim qe te sjelli një përmirësim te performances nëpërmjet investimeve ne rrjet dhe duke përcaktuar ne praktike procedura te qarte dhe shpejta kompensimi në rast të mungesës së kapacitetit të rrjetit konforme përcaktimeve të nenit 16 të Direktivës së Energjisë së Ripërtëritshme.
Sa me sipër ne te kundër te asaj qe pritje për një përshpejtim te afateve te procesit për aq sa lejohet në “Rregullat e Praktikës dhe Proçedurave të ERE-s”, nuk është ndjekur akama edhe sot pas kalimit te me shume se 4 muajsh me një vendimmarrje nga ERE. Kështu tashme pas analizës se draftit dhe njoftim në gazetat me qarkullim kombëtar si dhe ftese se dërgimit te komente me shkrim për palët e prekura dhe nisur nga fakti qe ERE nuk ka vendosur për zhvillimin e seancave dëgjimore me qëllim marrjen e mendimit nga palët e tjera, pritet qe ERE te procedoj sa me pare me miratimin e aktit nënligjor qe do t’i sigurojë personave të interesuar te procedojmë me zhvillimin e planeve te tyre te biznesit ne energjitë e rinovueshme.
Mbi sa me sipër shihet e dobishme të kujtojmë edhe një herë se zhvillimet e sotme te sektorit bëjnë te nevojshme ndërtimin e një kuadri te “zgjuar” rregullator që të lehtësojë investimet fitimprurëse në përpjekjet për të arrire në mënyrën sa më të qëndrueshme objektivat e konsumit kombëtar të 38%. Në kete kuadër edhe aprovimi tashme i “Rregullores për Lidhjet e Reja ne Sistemin e Shpërndarjes” do te përbente një hap te rëndësishëm në mbështetje te investimeve dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit, duke inkurajuar zbatimin e metodave që kanë të bëjnë me politikat e BE-së për 2020 dhe me tej 2030.