FIAA propozime për qeverinë, Pedrazzi: Klima e qëndrueshme sjell investime dhe vende pune të reja

Gjatë prezantimit të “Librit të Bardhë” investitorët e huaj në vend janë shprehur se klima e biznesit është përmirësuar.

Sipas presidentit  të Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri Silvio Pedrazzi, çdo investitor  duhet të shfrytëzojë çdo mundësi që i jepet për të rritur biznesin e tij.

Pedrazzi në fjalën e vetë u shpreh se investitorët e huaj duhet të investojnë në biznese dhe ide për krijimin e vendeve të reja të punës.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Ministrja e Sipërmarrjes Snila Qato e cila u shpreh se angazhimi ndaj biznesit është në eliminimin e korrupsionit si dhe zhvillimin e një klime të qëndrueshme për investitorët e huaj.

Sipas Qatos sipërmarrja dhe administrata duhet të nxisin skema të sigurta investimesh për punësimin e të rinjve.

Edhe pse klima e biznesit në vendin tonë është përmirësuar, sipas Ministres së Sipërmarrjes Sonila Qato ka ende shumë për të bërë.

Entela Barjamaj/SCAN

Source: FIAA propozime për qeverinë, Pedrazzi: Klima e qëndrueshme sjell investime dhe vende pune të reja

Disclaimer: The authorship and the opinion expressed pertain to their authors. While all the effort are made by Esc Adriatic to ensure the accuracy of this publication, it is not intended to provide legal advice as individual situations may differ and should be discussed with an expert and/or lawyer. For any specific technical or legal advice on the information provided and related topics, contact us through “esco@albaniaenergy.org”.

Most Read Publications

Most Visit Sections