
TAP “bëhet” shqiptar, krijohet ndërmarrja për shpërndarjen e gazit, Top Channel, 29/03/2017
[embed]https://www.youtube.com/watch?v=OSdaVdW_zEw[/embed] Shteti shqiptar do të përfitojë një tarifë fikse nga konsorciumi TAP për mirëmbajtjen e tubacionit të gazit në territorin shqiptar. Mirëmbajtja e gazsjellësit do të kryhet nga kompania më e re publike e transmetimit dhe shpërndarjes së gazit, që sapo është krijuar duke u ndarë nga Albpetrol. “Ne kemi filluar hapat e para të negociatave me TAP-in dhe kjo do të jetë një e ardhur shtesë që garanton të ardhura për shtetin shqiptar përsa i përket transmetimit të gazit përmes tubacionit të TAP-it në Shqipëri”, deklaron Klodian Gradeci, administrator i ALBGAZ. Administratori i ALBGAZ thotë se ka disa kompani ndërkombëtare që kanë shprehur interes për të investuar në ngritjen e rrjetit të shpërndarjes së gazit në Shqipëri. Projektet prioritare janë lidhja me gazsjellësin Jonian-Adriatik, ndërtimi i tubacionit që do…