Albpetrol prish marrëveshjen me Emanuelle Energy, Revista Monitor, 21.03.2017

Albpetrol prish marrëveshjen me Emanuelle Energy, Revista Monitor, 21.03.2017

Informacion
Vetëm në dy muaj janë hequr 6 licenca. Ndërkohë ka nisur procedura për verifikimin e situatës në pesë blloqet e gazit natyror: Panaja, Frakull, Povelçë, Divjakë, Ballaj, Kryevidh. Shoqëria shtetërore e naftës, Albpetrol sh.a, ka nisur këto ditë procedurën për prishjen e marrëveshjes hidrokarbure me Emanuelle Adriatic Energy Ltd, një kompani izraelite, e cila ka të drejtën e kërkimit për naftë në tre blloqe në detin Adriatik. Shkaku i prishjes së marrëveshjes me kompaninë e regjistruar në ofshore Qipro është mos kryerja e asnjë veprimi apo investimi në tre vitet e fundit, sipas burimeve nga Albpetrol. Albpetrol sh.a dhe Ministra e Energjisë dhe Industrisë po shqyrtojnë me themel situatën e zonave naftëmbajtëse shqiptare. Në janar të këtij viti Albpetrol i hoqi shoqërisë Trans-Atlantic dy blloqet e naftës Gorisht-Kocul dhe Cakran-Mollaj;…
Read More